Kosova
Gazeta amerikane boton shkrim të ashpër ndaj Kurtit: Tensionet në veri çuan në…

Gazeta e famshme amerikane ‘The Brunswick News’ ka botuar një shkrim në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe se si kjo ka çuar në një “mbytje tmerruese” të lirisë së shprehjes.
“Të fyesh gazetarët në Kosovë është bërë tashmë një normalitet i ri” – thotë Duggan Flanakin për gazetën amerikane
Në artikull shkruhet gjithashtu se veprimet e kryeministrit Albin Kurti janë dënuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
“Brengat e tyre të përbashkëta, dhe rezistenca e serbëve etnikë, deri tani nuk i ka kthyer mendjen kryeministrit. Përkundrazi, Kurti ka përdorur agjencitë shtetërore në përpjekje për të sulmuar mediat që po raportonin për krizën,” – shkruhet mes rreshtash në artikull duke theksuar: “Veprimi i kësaj qeverie është njollë në pretendimin e Kosovës që të jetë shtet demokratik.”

