Connect with us

Kronike

Gazetari nxjerr live dokumentin: Liridona dhe Naimi ishin…

Gazetari Ervin Dushi ka folur mbi jetën e çiftit Naim Murseli dhe Liridona Ademaj në Suedi. Ai dha disa detaje sa i takon të ardhurave të tyre vjetore, duke përfshirë këtu dhe babain e Naimit, Shaban Murseli.

“Ajo që dimë në rrugë zyrtare dhe e kemi të vërtetuar nga investigimi është se çifti në fjalë dispononin dy biznese. Naimi kishte një kompani ndërtimi e cila është jo aktive në dy vitet e fundit dhe nuk është se kishte ndonjë të ardhur të madhe që të themi se mund të bënte një jetë të çmenduar, siç e kanë quajtur mediat. Po ashtu dhe Liridona zotëronte një kompani të vogël pastrimi bashkë me një bashkombas që rri në Suedi. 

Të ardhurat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 35 mijë euro. Edhe zoti Shaban Murseli që jeton në të njëjtën adresë me çiftin, kanë të ardhura vjetore rreth 30 mijë euro në vit. Ata jetojnë në një qytet të vogël dhe atje të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe pronarë të një kafeje. 

Më herët, Naimi vetë ka qenë goxha aktiv në jetën politike në qytetin e tij, është angazhuar për zgjedhjet e fundit duke ndihmuar Partinë Demokratike suedeze. Edhe babai i tij ka njohje në jetën politike, ai është bërë sebep. Jeta e tyre ka qenë goxha e mirë”, tha ai.

Dushi shpjegoi po ashtu se çifti bashkë me Shaban Murselin janë debitorë në banka dhe në shtet.

“Është një detaj që duhet parë me vëmendje sepse nuk kanë pasur një jetë të shfrenuar siç është aluduar në media.”

Pistën e siguracionit  si motiv për vrasjen e hodhi poshtë duke u shprehur: “Një siguracion i thjeshtë në Suedi nuk i kalon 800 mijë euro. Duhet theksuar sepse ky 800-mijë euroshi është për dy familjarë, minus taksat. Flasim për një shumë të papërfillshme”.

Gazetari tregoi se çfarë do të ndodhë me fëmijët e vegjël, të cilët është raportuar se janë larguar nga Kosova:

“Shërbimi Social ma ka konfirmuar se fëmijët janë në Suedi. Në rast se merret vendimi i formës së prerë për Naim Murselin, prapë duhet që fëmijët të qëndrojnë pranë familjarëve të tyre, por se tek cila palë, ngelet për t’u parë pas një procesi gjyqësor. Por fëmijët do jenë për një kohë të gjatë nën vëzhgim të rreptë të Shërbimit Social.”

Kronike

Shqiptari tenton të pë*dhunojë 53-vjeçaren/ Zbardhet dëshmia: Më mori me forcë, më grisi rrobat

Një 53-vjeçare ka përjetuar momente terrori kur është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, i cili tentoi ta përdhunonte.

Sipas protothema.gr, gruaja duke shkoi për të punuar në banesën e burrit me origjinë nga Shqipëria. Ky i fundit sulmoi 53-vjeçaren, i grisi rrobat, e rrahu dhe tentoi ta përdhunonte.

“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçari për Star.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.

“E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, shtoi ajo.

 

Continue Reading

Kronike

Romancë me vrasësin famëkeq shqiptar? Modelja e njohur del në dosjen e SPAK

Nuk është hera e parë që emrat e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar të dalin në dosje hetimore që lidhen me personazhe krimi të shumëkërkuar nga autoritetet. Këtë herë në “kurthin” e SPAK duket se ka rënë modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është përfolur për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

 

 

Megjithatë u desh një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

 

 

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka  kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Kamioni del nga rruga, drejtuesi përfundon në spital

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

U përmendën në përgjimet e Sky – ECC, këta janë dy efektivët e përjashtuar nga Policia e Shtetit (FOTO)

Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy efektivët Henerigert Mitri e Klodian Shahini të cilët u përjashtuan nga strukturat e Policisë pasi rezultojnë se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

Burime bëjnë me dije se dy efektivët kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit. Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët e policisë kanë bashkëpunuar me vëllain dhe kushëririn e deputetit Eduard Ndreca, Armando dhe Elvis Ndreca, duke i favorizuar në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.

Veprimtaria e tyre është zbuluar nga zbardhja e komunikeve në Sky ECC, nga operacioni i SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste. Ndaj dy efektivëve Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Continue Reading

Kronike

Hakmarrja e Martinajt pasi i eliminuan shokun, ofron 600 mijë euro për vrasjen e 2 ushtarëve të Leonard Dukës

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha eurosh deri në 400 mijë euro por vrasjet nuk u realizuan.Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Martinajn dhe Dukën, ky i fundit i arrestuar në Belgjikë në shkurt 2023. Sipas informacioneve jo zyrtare ka qenë zbërthimi i bisedave në Sky ECC që kanë zbuluar gjithë skemën

Bashkëpunëtorët e Martinajt!

Sipas zbardhjes së përgjimeve Ervis Martinaj bashkëpunoi me Gjergji Cukalin i njohur ndryshe edhe si i forti i Myslym Shyrit, Denis Meta, Erigers Mihasi, Kristos Teta (djali i tezes së Martinajt) me qëllim realizimin e vrasjes se Elvis Gacaj, Leonard Duka dhe Altin Gega, në 2020

Tentativa për vrasjen e Leonard Dukës

Gjergji Cukali ka pasur rolin e organizuesit, vëzhguesit dhe ekzekutorit të Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Djali I tezez i Martinajt, Teta angazhon një grua që të krijojë njohje me Dukën dhe më pas ajo të informojë për të gjitha lëvizjes dhe vendet që frekuentohen.

Gruaja informon Kriston se do të takoheshin më 16 gusht 2020 afër zonës së Selvisë. Erigers Mihasi dhe persona të tjerë pozicionohen me automjet dhe armatim në zonën e Lokal “Oslo” në pritje të takimit te Dukës me femrën. Takimi nuk realizohet por realizohet më 20 gusht 2020. Vajza informon Tetën se do të takoheshin për darkë me Dukën dhe shokun e tij tek restorant M…. P… në Linzë. Gruaja njoftonte detajet e mbrëmjes. Në këtë takim dyshohet se ka qenë dhe Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar këtë te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta pasi ka njoftuar Martinajn ky I fundit ka shprehur dëshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

150 – 200 mijë euro për vrasjen e krahut të djathtë të Dukës, Elvis Gacaj

Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka ndodhej në burg se ishte i dyshuar për vrasjen e Santagio Malkos. Ish-bosi i lojërave të fatit Martinaj, sipas informacioneve jo zyrtare ka pasur rolin e porositësit, financuesit, sigurimit të armëve dhe automjeteve për vrasjen e këtyre shtetasve duke kontraktuar Gjergji Cukalin dhe lidhjet e tij. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e krahut të tij të djathtë Santiago Malko me datë 27.08.2019 në Tiranë.

Për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt, Martinaj kontakton Gjergj Cukalin kundrejt pagesës 150 – 200 mijë euro. Vrasja do të bëhej ditën kur Gacaj do të lirohej nga burgu i Rrogozhinës, sapo të dilte nga burgu. Për këtë Martinaj i kishte siguruar të gjitha armët, makinën me të cilën do të realizonte vrasjen.

Më 30 gusht 2020 Ervis Martinaj Gjergji Cukali, Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar kryen veprime konkrete me qëllim vrasjen e Elvis Gacaj në momentin që do te dilte nga burgu i Rrogozhines por vrasja e këtij të fundit nuk është realizuar për shkak se ne momentin që Elvis Gacaj ka dale nga burgu dhe kur është futur në automjetin e tij ka qenë në prezence të vajzës së tij. Personat e organizuar per vrasjen nuk kane deshiruar demtimin e femijes dhe per kete arsyeje nuk e kane realizuar vrasjen e tij ne ato momente.

400 mijë euro për të vrarë Altin Gegën

Nga përgjimet e Sky Ecc rezulton se Ervis Martinaj kishte informacione se Altin Gega ishte lidhje e ngushte shoqerore e Leonard Dukës dhe dyshon qe ai e suporton kete te fundit duke kryer veprime me qëllim dëmtimin e tij dhe lidhjeve te tij, orandaj për të vrarë Altin Gegën Martinaj kontrakton sërish Gjergji Cukalin kundrejt pagesës 300 – 400 mijë euro.

Nga përgjimet rezulton se Cukali është angazhuar për të siguruar informacione për Gegën, të dashurën e tij banesën ku ajo banon dhe automjetin që ajo përdor

Njëkohësisht Martinaj me qëllim vrasjen e Gegës angazhon dhe Denis Metën duke iu afruar më shumë se 200 mijë euro për realizimin e vrasjes. Meta e informonte për vendndodhjen e Gegës, Erlis Duka dhe Leonard Duka dhe i ka ofruar shtetasit Ervis Martinaj, djalin e dajes se tij per te kryer vrasjen e shtetasit Altin Gega pa pagesë. Ervis Martinaj i ka premtuar qe nese djali i dajes se tij e kryen vrasjen e shtetasit Altin Gega ai do t’i dhuroje nje apartament te mobiluar ne qender te Tiranes dhe ta mbaje afer.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING