Politike
Genc Gjokutaj: Ja çfarë ndodhi në zyrat e SPAK kur u pyet Berisha
Avokati Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë ndodhi gjatë paradites në zyrat e SPAK, ku shkoi Sali Berisha.
Gjokutaj u shpreh se, prokurorët e SPAK ishin të papërgatitur sepse nuk e prisnin që Berisha të shkonte sot në zyrën e tyre.
“Zoti Berisha, çfarë ra për mediat jashtë, u ka thënë edhe në zyrë. Tha që gjeta, McGonigalin, Ramën dhe gjithë bashkëpuëntorët tek zyrat tuaja dhe u tha edhe këtë tjetrën që të mos më thoni nesër, që unë jam një njeri që u pres në besë dhe ato që them në zyrë nuk i them në publik.
Kjo është një akuzë shumë e rëndë, të cilën e para duhet ta gjykojë ndërgjegjja e Ramës, nëse duhet të jetë apo jo në krye të vendit. Siç ju thashë, proamerikanizmi i Ramës nuk mund të ecë në një linjtë me antiopozitarizmin.
Berisha ka denoncuar sot në atë zyrë, ka dhënë 2-3 shpjegime, por ato nuk ishin thelbi i hetimit, sepse ata as firmat e Edi Ramës në themel të çështjes për klubin ‘Partizani’, nuk i përmendën.
Kjo ndodh kur çështja nuk ka asnjë provë, dhe thërrasin një njeri të gabuar në një çështje të gabuar.
Po ta krahasoni në korrupsionin e miliona euro të futura nëpër xhepa me emra të caktuar të kësaj mazhorance, ky është një krahasim shumë i gabuar dhe sjell në vëmendje dhe medias që kohën e thirrur në prokurori, ata nuk mund ta barazojnë me kohën e hajdutëve të kësaj mazhorance.
Sot është zbuluar i gjithë kurthi që kishte bërë kjo mazhorancë, që Berisha nuk paraqitet, nuk jep shpjegime, dhe ata sot nuk e besonin se Berisha nuk do të paraqitej, se duan ta përdorin nesër në gjyq, për masën e sigurimit. Masa e sigurimit është bazuar në mosparaqitja e Berishës, te injorimi që Berisha u bën institucioneve. Ja që sot Berisha ishte aty. Çfarë do të thotë nesër kjo gjykata. Kjo gjykatë nesër e ka me vetveten.
Sot Berisha ka denoncuar të gjitha shkeljet në sy të prokurorëve dhe u ka kërkuar edhe njëherë, u ka dhënë shansin që të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të rivendosin moralin e tyre ligjor në këtë çështje.
Kjo ka ndodhur sot në SPAK, një SPAK i cili unë e konstatova edhe në një panik, sepse çështja e Berishës është aktakuzë për SPAK jo për Berishën”, tha Genc Gjokutaj.