Connect with us

Sport

Gjemania në kolaps, disfata me Japoninë risjell kujtimet e errëta të viteve 1955

Gjermania po kalon një periudhë shumë të vështirë, me skuadrën e Flick që po dështon nga ndeshja në ndeshje.

Vendi organizatori i EURO 2024, në mungesë të ndeshjeve zyrtare ka shfrytëzuar datat e FIFA-s për të luajtur ndeshjet miqësore, por edhe pse pa presionin e rezultatit, katër herë kampionët e Botës kanë vuajtur.

Disfata 1-4 përballë Japonisë në Wolfsburg ka rritur akoma edhe më shumë pikëpyetjet mbi trajnerin Flick, por ka shtuar edhe pasiguritë të ky grup sepse kjo humbje tregoi shumë limite.

Gjermani nuk fiton prej pesë ndeshjesh, 4 humbje dhe 1 barazim, ndërsa suksesi i fundit është regjistruar më 25 mars ndaj Perusë, po në ndeshje miqësore.

Megjithatë, 5 ndeshje pa fitore, apo tre humbje radhazi, Gjermania nuk i regjistronte prej 67 vitesh.

Në periudhën Gusht 1955- Maj 1956 Gjermania pësoi 5 humbje radhazi dhe tani i ka rikthyer përsëri ato kujtime shumë të zbehta.

Gjermania tashmë do të kërkojë kthesën, por në letër është Franca, në ndeshjen miqësore të radhës e cila luhet më 12 shtator.

Advertisement