Bota
Gjendja alamante në Selanik, trena për transportin e të infektuarve me Covid
Autoritetet në Selanik kanë njoftuar se janë duke përgatitur një tren, i cili do të përdoret për të transportuar po të jetë e nevojshme pacientët e infektuar me koronavirus në spitalet e Athinës.
Sipas mediave greke, treni do të ketë katër vagonë të posaçëm.
Ndërkohë, transportimi i pacientëve do të bëhet me kapsula të veçanta dhe barelë, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.
Duke pasur parasysh situatën e alarmit në Selanik, transporti i pacientëve me tren u gjykua si një zgjidhje që do të lejojë më shumë transport masiv, krahasuar me avionët C130.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 85,261 raste të reja infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,347 pacientë.