Aktualitet
GJENEVË – OBSH: 75 vaksina të testuara në të gjithë botën, kundra COVID-19
Në botë ka 75 studime të regjistruara mbi vaksinat për COVID-19, me nëntë kandidatë që kanë arritur fazën 3, e fundit para kërkesës për autorizim, deklaroi OBSH, sipas të cilës krahasuar me një muaj më parë shifra është rritur me 17,77% e këtyre eksperimenteve.
Në botë janë duke u zhvilluar 1 972 testime mbi terapinë (79%), parandalimin (16%), dhe terapitë mbështetëse kundër COVID-19, studimet planifikojnë të regjistrojnë gati 310 000 pacientë.
Kina vazhdon të kryesojë renditjen, me 23 teste, pothuajse dyfishi i SHBA-së që ka 12 prova në zhvillim.