Connect with us

Bota

Gjermanët protestojnë kundër masave anti-Covid, përplajsje me policinë

Mijëra qytetarë gjermanë kanë vërshuar në rrugët e Berlinit, kundër përpjekjeve të kancelares Angela Merkel për fitimin e më shumë kompetencave për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit pranë Portës së Brandenburg në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe gaz lotsjellës. Policia e trazirave arrestoi disa protestues dhe u kërkoi turmave me altoparlant të shpërndaheshin.

Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund t’i japin fuqi qeverisë që të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive, kompetenca të cilat u takojnë landeve gjermane.

Shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *