Connect with us

Bota

Gjermani bën presion: Miratoni URGJENT vaksinën anti-Covid në Europë

GJERMANI-Gjermania po i bën presion Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) që të miratojë një vaksinë anti-Covid . Lajmin e kanë bërë të ditur mediate e huaja, të cilat thonë se Ministria e Shëndetësisë gjermabe po kërkon një datë të caktuar se kur mund të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë në Evropë. Kërkesa e Gjermanisë ka ardhur pasi kurba e infeksionit me Covid në vend është në rend rritëse.

Bild shkruan se Gjermania ka kërkuar nga EMA që të sjellë datën e miratimit të vaksinave nga data 23 deri në 29 dhjetor. Sipas tyre vonesa për të miratuar këtë vaksinë ngre pikëpyetje për aftësinë e veprimit të Bashkimit Evropian. Një nga arsyet e tjera të cilat Gjermania po kërkon me ngulëm një datë për fillimin e vaksinimit është edhe se një nga kompanitë farmaceutike BioNTech që prodhoi vaksinën është gjermane.

Ndërkohë që deri më tani, vaksina është  është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *