Bota
Gjimnazistët janë infektuar me dëshirë për të…Nis hetimi
Policia në pjesën veriore të Suedisë po heton thashethemet se disa studentët të shkollës së mesme janë përpjekur për t’u infektuar më koronavirus dhe për t’ua transmetuar të tjerëve.
Sipas mediave synimi i kësaj ka qenë për t’u bërë imun dhe për të krijuar mundësinë për të organizuar festa.
Hetuesi i policisë Niklas Stjernlof, nga qyteti Otersund, ka thënë se për momentin askush nuk është i dyshuar.
Ndërsa, Monica Sandstrom, një zyrtare shëndetësore në gjimnazin Jamtlands në Ostersund, ka thënë se administrata e shkollës është e gatshme të ndihmojë policinë në hetimin e tyre.
Sipas Sandstrom, disa studentë ishin të lodhur nga ruajtja e distancës fizike dhe u përpoqën të merrnin antitrupa në mënyrë që ata të bënin party deri në verë.
Ndërkohë, disa persona të tjerë kanë thënë se kjo mund të jetë vetëm një shaka.
Që prej fillimit të pandemisë në Suedi janë regjistruar 243,129 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,681 pacientë.