Connect with us

Lifestyle

Gjumi i pasdites ndihmon në mirëqenien e trurit

Të marrësh një sy gjumë pasdite apo jo, kjo është një nga dilemat më të mëdha të shumë prej nesh. Shpesh pas gjumit të drekës mund të ndiheni të lodhur, të këputur dhe me siguri mendoni se dremitja ishte një ide e keqe.

Një studim të ri i publikuar së fundmi tregoi se gjumi i pasdites mund t’ju mprehtësojë mendjen dhe t’ju ndihmojë.

Studimi, monitoroi shëndetin fizik dhe mendor të më shumë se 2.000 personave ku 1.500 mes tyre flinin gjumë rregullisht gjatë drekës. Vëzhgimi tregoi se personat të cilët dremisnin në drekë ose pasdite për të paktën 1 orë, kishin aftësi më të mira kognitive.

Sipas mjekëve, dremitja e ndihmon trurin të rigjenerohet apo “shërohet” nga lodhja dhe mendimet e ditës. Teksa flini informacionet e panevojshme fshihen nga disa zona të trurit tuaj duke e përgatitur atë për informacion të ri.

Sa duhet të flini?
Sigurisht që ky pushim ka një kohë të mirëpërcaktuar, e cila nuk duhet të kalohet sipas mjekëve pasi mund të kthehet në anën e kundër për organizmin. Jo më shumë se dy orë gjumë pasi keni ngrënë drekë apo gjatë pasdites.

Advertisement