Connect with us

Sport

Goli i tij çmend dhe UEFA-n: Përuluni para Jasir Asanit

Jasir Asani është padyshim kryefjala e mbrëmjes së sotme. Sallaksi i Kombëtares shënoi një kryegol në fitoren 2-0 ndaj Polonisë në Air Albania. Anësori kuqezi mahniti të gjithë në pjesën e parë kur me një goditje me të majtën nga distance e largët dhe një kënd thuajse i pamundur, dërgoi topin në cepin e rrjetës duke shpërthyer kështu festën e 22 mijë tifozëve në stadium e miliona të tjerëve nga ekrani televiziv.

Një gol aq i çmendur sa ka bërë për vete edhe UEFA-n e cila me një postim në rrjete sociale, ndan me ndjekësit një foto të sulmuesit me diçiturën: Jasir Asani, përuluni! Kjo ishte një golazo!

Në fundin e ndeshjes, një tjetër postim nga UEFA ku sërish Asani është kryefjala: “Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”, shkruhet në postim.

Advertisement