Connect with us

Aktualitet

Google do përdorë gjithçka që postoni për të stërvitur AI

Google rifreskoi politikat e privatësisë gjatë kësaj fundjave, duke treguar se kompania rezervon të drejtat e përdorimit të çfarëdolloj postimi online për të stërvitur modelet e saj AI. Nëse Google mund të lexojë fjalët tuaja, mendoni se ato i përkasin kompanisë dhe më pas do të jenë të pranishme në një kënd të memories gjigande të chatbot-it.

Google përdor informacione për të përmirësuar shërbimet dhe për të zhvilluar produkte të reja dhe teknologji nga të cilat përfitojnë përdoruesit.” lexohet në politikat e reja të kompanisë. “Për shembull, ne përdorim të gjithë informacionin publik për të ndihmuar trajnimin e modeleve AI të Google dhe për të krijuar shërbime si Google Translate, Bard dhe Cloud AI.”

Më parë, Google tha se të dhënat do të përdoreshin për “modelet gjuhësore” dhe jo për “modelet AI”, dhe aty ku përmendej vetëm Google Translate, tashmë janë të pranishme dhe Bard dhe Cloud AI.

Kjo praktikë ngre disa pyetje mjaft të rëndësishme për sa i përket privatësisë. Njerëzit e kuptojnë se përmbajtjet publike të tyre mund të shikohen nga të gjithë, mirëpo problemi tashmë nuk qëndron në personat që mund të lexojnë postimin tuaj, por mënyrën se si këto postime po përdoren. Me shumë mundësi Bard AI dhe ChatGPT janë trajnuar duke përdorur postime në blog të bëra para 15 vitesh apo revieës të ndryshme restorantesh.

Advertisement