Connect with us

Kosova

Grabitje në Kosovë, plagoset me armë efektivi i Policisë gjatë ndërhyrjes

Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Suharekë të Kosovës. Mësohet se gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie. Zëdhënësi i policisë ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit është jashtë rrezikut për jetën. Për rastin në fjalë janë 4 persona të dyshuar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

 Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb. Zyrtari policor është duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement