Bota
Greqi – Ekspertët paralajmërojnë se vendi mund të futet në izolim total
Greqia është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimeve. Sakaq, ekspertët kanë paralajmëruar se vendi mund të shkojë në një izolim për 15 ditorë siç ka aplikuar Kina në fillim të pandemisë.
Numrat e të infektuarve po rriten dita ditës, duke shkuar 2 mijë në ditë dhe bilanci i vdekje është i rëndë, me 40 ose 60 viktima në ditë.
Gjithashtu, më shqetësuese është gjendja e spitaleve të tejmbushuar, ndërsa numër tepër i lartë është edhe ai i të intubuarve, mbi 400.
Ekspertët grekë thonë se nëse situata vijon e tillë, vendi, me shumë gjasa, do të shkojë drejt një izolimi ekstrem për 15 ditë.