Bota
Greqia mbyll shkollat fillore dhe kopshtet, rritet frikshëm numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga COVID
Rëndohet situata në Greqi, ku vijon të ketë rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3038 raste të reja me koronavirus si dhe 38 pacientë kanë ndërruar jetë.
Po ashtu bëhet e ditur se aktualisht 336 persona ndodhet në intubuar.
Ndërkohë, që numri në total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 69675. Kujtojmë se deri më tani nga ky virus kanë humbur jetën 997 persona.
Rritja e rasteve ka bërë që qeveria të mbyllë edhe shkollat fillore dhe kopshtet.
Greqia do të marrë më shumë se 25 milionë doza vaksinash kundër Covid-19 përmes marrëveshjeve të nënshkruara nga Bashkimi Evropian me kompanitë farmaceutike. Sipas autoriteteve, dërgesat e para priten në fillim të 2021. Kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se vaksina do t’u jepet falas gjithe qytetarëve grekë.