Connect with us

Aktualitet

Grupi i Bashës: Pazar i ndyrë Rama-Berisha! Merr vulën, jep Salianjin

Grupi i Lulzim Bashës ka reaguar ashpër ndaj daputetit Agron Gjekmarkaj, i cili gjatë një interviste televizive kritikoi ish-kryedemokratin që nuk bëri asnjë reagim në lidhje me burgosjen e Ervin Salianjit, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Grupi i Bashës e konsideron Gjekmarkajn si një vemje dhe burracak që ka lëpirë çdo gjë që ka pështyrë gjatë karrierës së tij politike, teksa sipas tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor rastet si i Salianji.

Më tej ata hedhin akuza për një pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për marrjen e vulës së PD-së në këmbim të dënimit të Salianjit.

Reagimi i plotë:

Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Advertisement