Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë komentin e tij të parë për atë që besohet se ishte një rrjedhje e informacionit të klasifikuar ushtarak, që sipas kryeredaktorit të The Atlantic, Jeffrey Goldberg solli futjen e tij në një grup me zyrtarë të lartë të administratës së SHBA-ve ku diskutoheshin planet për një sulm në Jemen.

Duke folur me Garrett Haake, një korrespondent i NBC, Trump tha se Goldberg ishte “një turp” dhe se prania e tij në rrjetin “Signal” nuk kishte “fare ndikim”.

I pyetur se si ai u shtua në bisedë, Trump tha se ishte një nga punonjësit e Mike Waltz që “kishte numrin e tij atje”.

Kur u pyet nëse ai kishte ende besim te Waltz, Trump tha se kishte: “Michael Waltz ka mësuar një mësim dhe ai është një njeri i mirë”.

Ai shprehu besim në ekipin e tij dhe mbështeti komentet e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth se historia nuk ishte një çështje e rëndësishme.

Situata, tha Trump, ishte “i vetmi defekt në dy muaj dhe doli të mos ishte serioze”