Connect with us

Kosova

Haradinaj: Kurti dhe Osmani e çuan vendin në gjendje të pashpresë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, për situatën në Kosovë. Ai ka folur për raportet me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe ka akuzuar pushtetin për gjendjen në Veri dhe ekonominë, sipas tij të rënuar. Haradinaj ka folur edhe për qasjen e Qeverisë ndaj shoqërisë.

“Kurti së pari duhet të heqë dorë nga strategjia e tij, për ta ndarë shoqërinë në “Ne dhe Ata”, të çmobilizojë shpurat e tij fashiste të rrjeteve sociale tek të cilat vlon urrejtja ndaj kundërshtarëve të brendshëm, duke mos kursyer as partnerët tanë të jashtëm“ – Shkruan Haradinaj në rrjetet e tij sociale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se gjendja ekonomike në vend është e rëndë, shpërthyese dhe e pashpresë dhe për këtë fajësoi Presidenten dhe Kryeministrin, teksa theksoi se prej këtij çifti,  “Kosova brenda natës u shndërrua në njëvend problematik.

Haradinaj akuzoi Kurti se ishte ai që i hapi derën pushtimit ekonomik të Kosovës prej Serbisë, me heqjen e taksës qindpërqind ndaj produkteve të Beogradit.

Sipas Haradinajt, në planin ndërkombëtar, Kosova është dobësuar shumë për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me partnerët strategjikë.

“Albin Kurti, duke refuzuar rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit” – akuzoi Haradinaj teksa dhe shtoi: Jemi shumë pak për t’u ndarë, dhe të ndarë e kemi shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur!

 

Advertisement