Kosova
Haradinaj-Kurtit: S’jemi Koreja e Veriut, hiq dorë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mbyllur Klan Kosovën. Duke iu drejtuar kryeministrit, Haradinaj ka thënë se nuk mbulohet dielli me shoshë dhe s’mbyllen mediat në një vend evropian dhe e ka ftuar Albin Kurtin të kërkojë falje para popullit e gazetarëve të Klanit për të ruajtur sadopak fytyrën.
“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj.