Connect with us

Sport

Harry Kane shkruan historinë në fitoren e Tottenham

Totenhemi i Antonio Kontes, është rikthyer më në fund te fitorja në Premier Ligën angleze, pas dy humbjesh radhazi, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Fulhemin në transfertë me rezultatin 0-1.

Heroi i sfidës në këtë duel ishte kapiteni Herri Kejn, që me golin e shënuar në minutën 45+1, barazoi legjendën Xhimi Greaves, në krye të listës së golashënuesve të të gjitha kohrave të Totenhemit.

 

Duelet e ditës së hënë duken fatsjellëse për “gjelat” e Londrës, që kanë humbur vetëm 1 nga 15 ndeshjet e fundit të luajtur të hënën mbrëma. Vlen të theksohet fakti se takimi i sotëm filloi me 20 minuta vonesë për shkak të problemeve teknike me transportin publik.

Me këtë fitore Totenhemi u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 3 më pak se Mançester Juantjdi i vendit të katërt që ka dhe një ndeshje më pak.

Advertisement