Connect with us

Bota

Hera e parë në historinë e SHBA/ Trump ka ekzekutuar më shumë amerikanë sesa të gjitha shtetet së bashku

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shtuar një rekord të ri gjatë presidencës së tij, ku për herë të parë në historinë e SHBA, qeveria federale ka ekzekutuar në një vit më shumë civilë amerikanë se të gjitha shtetet së bashku

Sipas “The Guardian”, administrata e Trump ekzekutoi 10 të burgosur.

Vetëm pesë shtete, Alabama, Georgia, Missouri, Tennessee dhe Teksas, kryen vrasje gjyqësore dhe vetëm Teksas bëri më shumë se një. Shtetet kryen shtatë ekzekutime, në rapot me 10 që u kryen nga qeveria federale.

Që kur Trump humbi zgjedhjet në 3 nëntor, qeveria federale ka dënuar me vdekje tre të burgosur: Orlando Hall, Brandon Bernard dhe Alfred Bourgeois.

Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, presidenti i zgjedhur, është zotuar të eleminojë dënimin me vdekje.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *