Connect with us

Bota

Historia e Luftëtarit të Panjohur

Ky vit shënon njëqind vjetorin e varrimit ceremonial të Luftëtarit të Panjohur – ushtarit të paidentifikueshëm që përfaqësoi gati një milion ushtarakë, burra dhe gra, që humbën jetën duke shërbyer në emër të Britanisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Më 11 nëntor 1920, u mor vendimi për t’i nderuar me varrimin ceremonial të një heroi të rënë anonim, në Abacinë e Uestminsterit.
Ushtari pa emër do të simbolizonte të gjithë ata që bënë udhëtimin drejt vijave të frontit dhe nuk u kthyen më në shtëpi. Varri i Luftëtarit të Panjohur u krijua si një memorial kolektiv për miliona britanikë të pikëlluar pas Luftës së Parë Botërore. Qindra mijëra ushtarë u vranë në të gjithë botën; shumë trupa humbën dhe shumë të tjerë nuk mund të identifikoheshin.
Guri i varrit në Abaci përmban këtë mbishkrim, shkruar nga Herbert Edward Ryle, Dekani i Westminsterit, i gdhendur me bronz nga municionet e shkrira:
Nën këtë gur prehet trupi
I një luftëtari britanik
I panjohur me emër ose gradë
Sjellë nga Franca për të qëndruar
Mes më të shquarve të vendit
Dhe varrosur këtu në Ditën e Armëpushimit
11 nëntor: 1920, në prani të
Madhërisë së Tij Mbreti George V
Ministrave të tij të Shtetit
Komandantëve të forcave të tij
Dhe një mase të gjerë populli
Kështu do të përkujtohen
Ata që gjatë të Luftës së viteve 1914 – 1918
dhanë më të shtrenjtën
Që njeriu mund të japë, vetë jetën
Për Zotin
Për Mbretin dhe Vendin
Për të dashurit në shtëpi dhe perandorin
Për kauzën e shenjtë të drejtësisë dhe
Lirinë e botës
Ata e varrosën midis mbretërve sepse ai
Kishte bërë mirë ndaj Zotit dhe ndaj
Shtëpisë së tij
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *