Pinknews
Historia e trishtë me të atin, Fotini i bën thirrje publike të pajtohen
Në një intervistë sot për “S’e luan topi”, ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Fotini Derxho, rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së saj.
Sic ka treguar edhe në BBVIP, prej kohësh ajo nuk flet me të atin dhe për herë të parë i bëri thirrje atij për të shkrirë akujt e krijuar mes tyre.
“Jam rritur dhe tani i kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë, do isha e hapur, pse jo”, u shpreh e prekur Fotinia. “Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim, është e vështirë!”, tha ajo.
Megjithatë, ajo e la të hapur mundësinë e një pajtimi mes tyre.