Bota

Horror/ Misteri i një vrasje në Paris

PARIS- Franca është tronditur nga vrasja e tmerrshme e një vajze 12-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në një valixhe pranë shtëpisë së saj në Paris, të premten mbrëma. Çështja e vrasjes së Lolës së vogël ( për të miturën është bërë e ditur vetëm emri i saj) ka shkaktuar shumë reagime, ndërsa Policia kërkon që të zgjidhë sa më parë këtë “puzzle”, duke hetuar në thellësi çdo provë që kanë në dorë.

Disa nga këto prova rezultuan jashtëzakonisht të dobishme, si për shembull pamjet e kamerave të sigurisë që kapën vajzën e vogël, të veshur me të bardha, duke hyrë në pallatin e shtëpisë së saj. Nga u ndjekur pas nga një grua, në orën 15:12 të të premtes. E njëjta grua u pa më vonë nga dëshmitarët – dhe u kap në një tjetër kamera sigurie – duke mbajtur një valixhe jashtë ndërtesës së banesës së vajzës. Autoritetet besojnë se është e njëjta valixhe në të cilën ndodhej trupi i 12-vjeçarit.

Një dëshmitar okular përshkruan sjelljen e çuditshme të gruas që doli nga ndërtesa rreth orës 17.00, ndërsa mesi mbante në dorë valixhen.

“Ajo po mundohej të ngrinte valixhen dhe ne menduam se ishte sepse ishte e rëndë pasi dhe gruaja ishte shumë e hollë. Nuk na shkonte as në mendje se brenda kishte një kufomë. Ishte ora 17:00 dhe ajo po ecte me valixhen. Madje në një moment e la jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh, sikur asgjë nuk kishte ndodhur.”

Lola

E dyshuara, e cila shihet në videon në fjalë është e veshur me atlete të bardha, dollakë me ngjyra të çelura dhe një xhup gri, u arrestua të shtunën në mëngjes në Bois-Colombes, së bashku me motrën e saj.

Por një tjetër element shqetësues janë simbolet që janë gjetur në trupin e të miturës së masakruar. Janë numrat misterioz “1” dhe “0”, jo të gdhendur apo të pikturuar në trupin e pajetë, por të “ngulitur” me një lloj “pajisje” që ende nuk është zbuluar se çfarë është. Trupi i 12-vjeçares u gjet vetëm disa orë pasi prindërit e denoncuan për zhdukjen e saj. Nëna e saj iku me shpejtësi në Polici, duke shpjeguar se vajza e saj nuk ishte kthyer nga shkolla. Hetuesit policorë gjetën shenja rrëmbimi në bodrumin e pallatit dhe nisën hetimet duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion.

Vajza u gjet pak metra larg shtëpisë së saj, brenda një valixheje plastike, e lidhur në kyçet e këmbëve dhe kyçet e dorës, me ngjitës në gojë dhe me disa prerje në zonën e qafës. Autopsia e kryer të shtunën tregoi se e mitura kishte vdekur nga asfiksia.

TRENDING

Exit mobile version