Aktualitet
Hoxha: Më kanë arrestuar në Kolumbi, më thanë….
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto me dy efektivë të Kolumbisë në Boogta, krah të cilës shkruan me humor se e kanë ‘arrestuar’. Në një postim në Facebook Hoxha shton se një mik i tiji e kishte marrë në telefon dhe e kishte pyetur nëse ishte mirë, pas lajmeve të publikuara për kapjen e 2.3 ton kokainë. Duke qenë se mes të arrestuarve ishte një shqiptar, Hoxha shkruan se miku ishte shqetësuar për të.
Postimi i Artan Hoxhës:
Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….
Ke te drejte,-i thashe. Po me kane arrestuar. Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…Dhe çfare arrestimi???!!! Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…Viva Colombia