Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, turisti kroat dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor ” Qafë Mali- Fierz “. Konkretisht aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:25. Mësohet se një turist kroat ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Më pas turisti është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement