Aktualitet

‘I ke kopila’/ Rrëfimi tronditës i gruas: Një fëmijë ma vrau burri

Shaqe Balliu e cila ka tre fëmijë, ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, se si dhunohej nga bashkëshorti. Nga keqtrajtimet ajo ka humbur edhe një vajzë, për të cilën bashkëshorti i saj nuk mban asnjë përgjegjësi. Shaqja ka treguar vështirësitë që ka hasur ndër vite në “Real People” në “Euronews Albania”.

Ajo tha se i shoqi, i cili tashmë është në burg duke vuajtur dënimin, e ka sharë gjithë kohës, ndërsa e akuzonte për marrëdhënie jashtëmartesore.

“Një fëmijë ma ka vrarë ai, një vajzë. Ma vrau duke më rrahur, s’më duhen kopilat e tu tha, unë isha shtatzënë. Ngela pa dashje shtatzënë më atë vajzë, kam qenë 7 muajshe. Bëra tre fëmijë me të, se mos ta afroja. Ai ishte pijanec, më thoshte i ke kopila, ke dashnor”, u shpreh Shaqja.

Pasi e dhunonte çdo natë në orët e vona kur kthehej në shtëpi, ai i thyente dhe telefonin në mënyrë që ajo të mos komunikonte me policinë. Kjo është hera e tretë që burri i Shaqes po vuan dënimin për “dhunë në familje”.

Ajo refuzon kthimin me bashkëshortin dhunues. Madje më mirë preferon të dalë nga shtëpia, ndonëse nuk ka asnjë vend ku të qëndrojë.

TRENDING

Exit mobile version