Aktualitet
I vihet tritol lokalit në qendër të Tiranës, pronari: S’kam konflikte me askënd!

Një lokali në Rrugën e Durrësit në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse gjatë natës.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ku lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse te lokalit.Policia njofton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.Lokali është në pronësi të Arbër Sinanit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.Gazetarja Dorjana Bezat mëson se Sinani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

