Connect with us

Kosova

‘Ia q*ve nanën venit dhe vetit..’ ja çfarë i tha Haradinaj, Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Kurti i ftoi në takim gjatë mëngjesit të sotëm udhëheqësit e partive opozitare ku i pari që u largua ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Edhe pse në një reagim në rrjete sociale ish kryeministri i Kosovës u shpreh se nuk u sqarua për qëndrimin aktual të qeverisë me SHBA, mediat kosovare kanë bërë të ditur një tjetër reagim brenda mureve të mbledhjes së politikanëve.

Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale me anë burimesh, ka sharë kryeministrin Kurti.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit” – është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.

Haradinaj braktisi takimin, krerë të tjerë të opozitës së Kosovës të pakënaqur nga diskutimet! Kurti: Shkoi shumë mirë

1667902939_Kurti4600x360.jpgIsh kryeministri njëherësh kreu i partisë AAK, Ramush Hajradinaj nuk u dakordësua me diskutimet e kryeministrit Kurti. Por mesa duket, kjo pakënaqësi nga diskutimi u pasua edhe te dy krerët e tjerë të opozitës. Por ndryshe kanë qenë këndvështrimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk është deklaruar pas takimit me liderët e opozitës. Ai shkurt ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i qeverisë.Me pretendimin se nuk kanë dhënë sqarime për marrëdhëniet me SHBA-të, krerët e opozitës nuk kanë rënë në një konsensus dhe as në një gjuhë të përbashkët për të folur rreth ritmit të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk qëndroi gjatë në takimin ku e ftoi kryeministri Kurti. Ai doli nga Qeveria dhe nuk foli për gazetarët

Në anën tjetër, edhe ata që qëndruan deri në fund në takim, nuk është që mësuan diçka të re. Kështu të paktën deklaruan vetë Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

Përfundon takimi i krerëve të opozitës me Kurtin, Krasniqi: As qeveria vetë nuk e di në çfarë rruge ka hyrë

1667897223_memlikrasniqi11600x360.jpgMemli Krasniqi, kreu Partisë Demokratike të Kosovës tha pas takimit me Albin Kurtin se doli nga mbledhja me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti.”Fatkeqësisht nuk kemi përgjigje. Këto kanë qenë disa nga konsideratat që dje më kanë shtyrë që edhe ti drejtohem kryeministrit e t’ia shpreh gatishmërinë për komunikim të hapur e të vazhdueshëm për tu takuar dhe diskutuar, për të parë mundësitë për ti ndihmuar.

Unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë e ku duan të dalin suksesshëm prej kësaj rruge duke e ruajtur tërësinë e Kosovës dhe funskionimin e shtetit ashtu siç e kemi pasur,” tha ai.

 

Advertisement