Politike
‘Ilir Meta krijoi Partinë e Lekut’
Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Demokratike pranoi financime ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Sipas tij, PD do të bashkonte votat me partinë e Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, në rast se merrte pushtetin.
“E bëtë njëherë kur bashkuat votat me partinë e Putinit për të ngritur akuza monstruoze për UÇK-në. Ju jeni bishti i non-gratës” – tha Rama.
Ai ironizoi edhe Ilir Metën teksa u shpreh se PL-ja është Partia e Lekut.
“Ne nuk do ta lejojmë vendin tonë të bjerë pre e Putinit. Financimi rus prej 500 mijë dollarësh është vetëm fillimi se ka dhe të tjera. Ju i vutë shkrepsen qendrave të votimit” – tha kryeministri gjatë fjalës së tij.