Connect with us

Bota

Inteligjenca Artificiale/ Studiuesi: Do të vdesim të gjithë

AI Eliezer Yudkowsky, një studiues i ‘Silicon Valley’ paralajmëron se avancimi i inteligjencës artificiale do të sjellë pasoja të tmerrshme për njërëzimin.

“Unë mendoj se nuk jemi gati, mendoj se nuk dimë se çfarë po bëjmë dhe mendoj se të gjithë do të vdesim,” tha teoricieni i AI Eliezer Yudkowsky.

Yudkowsky i bëri jehonë shqetësimeve të shprehura nga Elon Musk dhe figura të tjera të teknologjisë, të cilët mbrojtën një pauzë gjashtëmujore në kërkimin e AI, shkruan New York Times. 

Aty ku jemi tani është emocionuese. Aty ku po shkojmë është shumë më e rëndësishme se kaq, do të thoja,” tha për Bloomberg Yudkowski, një studiues në Institutin e Kërkimeve të Inteligjencës së Makinerisë.

Yudkowski tha se ishte i shqetësuar që analistët e të dhënave nuk i kuptojnë plotësisht pjesët përbërëse të edicionit të fundit të GPT – modeli i gjuhës me fuqi nga AI i zhvilluar nga firma OpenAI e Silicon Valley.

Advertisement