Sport
Interi dhe Atalanta, statistikat tregojnë se zikaltërit…
Interi dhe Atalanta takohen për herë të 10-të në Kupën e Italisë. Milanezët kanë fituar katër ndeshjet e fundit kundër bergamaskëve, pasi kanë arritur sukses vetëm në dy nga pesë ndeshjet e tjera ndaj tyre në këtë kompeticion me bilancin e përgjithshëm që regjistron 6 fitore të Interit, 2 të Atalantës dhe 1 barazim.
– Interi dhe Atalanta janë përballur tashmë në çerekfinalet e Kupës së Italisë në sezonin 2004-2005, kur Interi fitoi si ndeshjen e parë ashtu edhe atë të dytë pa pësuar gol. Në total mes dy skuadrave janë luajtur dy ndeshje me eliminim direkt mes tyre, në të cilat kanë fituar gjithmonë milanezët (1967- 1968 dhe 2004-2005).
– Atalanta mund të arrijë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për herë të katërt në gjashtë vitet e fundit (2017-2018, 2018-2019 dhe 2020-2021), aq herë sa në të gjitha pjesëmarrjet e mëparshme në kompeticion që nga viti 1935.
– Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë, hera e fundit që ata arritën të merrnin të paktën katër fitore radhazi në kompeticion ishte midis 2009-ës dhe 2011-ës (shtatë në atë rast).
– Atalanta ka fituar vetëm një çerekfinale në transfertë në Kupën e Italisë, atë kundër Napolit më 2 janar 2018, ndërsa suksesi i fundit jashtë shtëpie i bergamaskëve në kompeticion daton në janar 2019 (2-0 kundër Kaljarit në fazën e 1/8- ave.
– Atalanta, së bashku me Specian, janë skuadrat e vetme që kanë shënuar pesë gola në një ndeshje të vetme në këtë edicion të Kupës së Italisë. Bergamaskët regjistruan gjashtë goditje në portë në 1/8-at, vetëm Milani ka goditur më shumë portën në këtë fazë (8).
– Interi është skuadra që ka regjistruar zotërimin më të lartë të topit në fazën e 1/8-ave të këtij edicioni të Kupës së Italisë (72%). Zikaltrit po ashtu kanë pësuar gjashtë goditje në portë nga kundërshtarët, vetëm Torino ka pësuar më shumë (8).
– Në f azën e 1/8-ave, Françesko Açerbi shënoi golin e tij të parë për Interin, i cili u dha kualifikimin lombardëve. Mbrojtësi ka shënuar një tjetër gol në Kupën e Italisë, me Lacion më 27 janar 2021 kundër Atalantës.
– Duvan Zapata ishte i vetmi lojtar që arriti të jepte dy asiste në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Duke marrë parasysh të gjithë kompeticionet kolumbiani është përballur 12 herë me Interin, duke gjetur vetëm një gol, më 28 maj 2017, në Serinë A, me fanellën e Udinezes.