Connect with us

Aktualitet

Interi fiton me Milan dhe shkon në finalen e Kupës së Italisë

Interi ka mposhtur Milanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë me shifrat 3-0 dhe është kualifikuar në finale dhe tani pret të mësojë nëse do të ndeshet me Juventusin apo Fiorentinën për trofeun.

Zikaltrit e donin këtë finale dhe e zhbllokuan ndeshjen me një gol fantastik të shënuar nga Lautaro Martinez që në minutën e katërt. Milani më pas u mundua të reagonte dhe rrezikoi me Leao, Calabria dhe Tonali, ndërkohë që Perisic i shpëtoi kampionët në fuqi në një moment tjetër.

Për të qetësuar Interin mendoi Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e dytë dhe e çoi Interin në pushim të ndeshjes në avantazhin e dy golave. Më pas Gosens shënoi edhe golin e tretë dhe skuadra e Simone Inzaghi festoi kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *