Sport

Interi ‘lidh dragonjtë’ e Portos, zikaltërit në çerekfinale

Champions League zhvilloi këtë të martë dy ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Me fillim në 21:00, Porto dhe Inter barazuan 0-0, me zikaltërit që kalojnë më tej në fazën çerekfinale falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Inzaghit mbrojti mirë rezultatin, duke siguruar një sukses në madh në arenën evropiane. Për t’u përmendur te Porto dalja me të kuqe e Pepe në fundin e ndeshjes. Te Inter Kristjan Asllani qëndroi në stol gjatë gjithë kohës. Në ndeshjen tjetër, Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig, me Haaland që shënoi pesë gola.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City fitoi 7-0 me RB Leipzig në fazën e 1/8 në Champions League, duke marrë një biletë për në çerekfinale. Erling Haaland shkëlqeu me pesë gola, teksa vetëm ai dhe Messi kanë shënuar në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Haaland shënoi në minutat 22, 24, 45+2, 53 dhe 57. Veç tij, te City shënuan edhe Gundogan dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Tanimë në moshën 22-vjeçare, Haaland ka shënuar 33 gola në Champions League, duke lënë pas emra si Eto’o, Griezmann, Kaka dhe Rooney (31).

Champions League – faza 1/8

Porto 0-0 Inter (0-1)

Manchester City 7-0 RB Leipzig (8-1)

* në kllapa rezultati i përgjithshëm

 

TRENDING

Exit mobile version