Sport
Interi likuidon edhe Sampdorian e Stankoviçit

Interi duket se ka hyrën në “shina” edhe në kampionat. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën mbrëmjen e se shtunes Sampdorian me rezultatin 3-0. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që nuk e vunë në asnjë moment në diskutim triumfin përballë dorianëve të Stankoviç.
Serinë e golave e hapi De Vraj në minutën e 21-të, që goditi saktë me kokë pas një harkimi nga këndi të Çalhanoglu. Për golin e dytë mendoi Barela në minutën e 44-t, që me një gjuajtje spektakolare mposhti portierin mik. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që për të vulosur sfidën mendoi argjentinase Korrea.
I hedhur nga stoli në minutën e 68-të, në vend të Xhekos, sulmuesit Korrea i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë, teksa në të 73-tën, me një shpërthim nga gjysmëfusha zikaltër, udhëhoqi bukur aksionin, ndërkohë që finalizimi ishte akoma dhe më spektakolar, me një gjuajtje predhë drejt e në trekëndësh, pa i lënë asnjë shans portierit mik.
Në këtë përballje pati minuta edhe për Kristjan Asllani, që zuri vendin e turkut Çalhanoglu në të 83-tën. Për ato minuta që ishte në fushë, paraqitja e shqiptarit ishte dinjitoze.

