Connect with us

Aktualitet

Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

Imagjinoni një 45-vjeçar në vitin 2025. Ai zotëron një automjet me vlerë 500,000 lekë. Si çdo makinë, edhe kjo humb nga vlera e saj vit pas viti. Norma e amortizimit vepron edhe mbi të. Edhe nëse supozojmë vetëm 10% humbje në vit (kur në realitet humbja shpesh është më e madhe), pas 15 vjetësh makina do të vlente jo më shumë se 100,000 lekë. Pra, do të kishte humbur 400,000 lekë nga vlera e saj fillestare, 4/5 e vlerës.

Por po të njëjtën shumë, nëse ky 45-vjeçar e investon sot në Fondin e Pensioneve SIGAL MAX, situata ndryshon rrënjësisht.

Pas 15 vjetësh, në moshën 60-vjeçare, ai nuk humbet 4/5-at e vlerës, por përfiton më shumë: shuma prej 500,000 lekësh kthehet në rreth 1,000,000 lekë.

Kjo do të thotë rreth 500,000 lekë fitim mbi shumën e parë.

Pra, çështja paraqitet e tillë:

  • 500,000 lekë për një makinë dhe pas 15 vjetësh ajo të vlejë maksimalisht 100,000 lekë. Humb 4/5 e vlerës
  • Sot mund ta investosh këtë shumë në SIGAL MAX dhe pas 15 vjetësh të kesh në llogari 1 milion Lekë.  Fiton 2-fishin e vlerës së investuar.

Ky është ndryshimi mes një pasurie që zvogëlohet dhe një investimi që shumëfishohet.

Më e rëndësishmja: kjo shumë mund të tërhiqet në moshën e pensionit shtetëror ose edhe 5 vite më herët, duke ofruar siguri dhe stabilitet financiar pikërisht atëherë kur njeriu ka më shumë nevojë.

SIGAL MAX nuk është vetëm kursim, është një mundësi e artë investimi.

Me një normë kthimi prej 4.57% në fund të gushtit 2025 dhe me mbi 35.3 milionë euro asete nën administrim, fondi tregon forcë, siguri dhe rritje të qëndrueshme nga viti në vit.

Këtë gjë e dëshmon nga viti në vit përmes rritjes së pandalshme të normës së kthimit.

Prandaj, ndërsa automjeti humb vlerën me kohën, investimi në SIGAL MAX Pension fiton peshë dhe kthehet në garanci për një të ardhme të qetë.

 

Advertisement