Connect with us

Aktualitet

Irani sulmon Shqipërinë, çfarë po ndodh në kufij

TIRANË– Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik, nga të njëjtët agresor, Irani. Kreu i qeverisë Edi Rama ka konfirmuar se sulmi është regjistruar mbrëmjen e djeshme, teksa thekson se vijon puna me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme sistemet dixhitale të Shqipërisë.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Lajm në përditësim

Ky sulm ka ‘paralizuar’ për disa orë në pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku po policët kanë hapur regjistrat dhe punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Siç mëson NTV.AL sulmi ka ndodhur fillimisht në orën 22:10 duke ndërprerë fillimisht shërbimet në të. Një goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Në lidhje me këtë sulm reagoi sot edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem,  i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë

Hakmarrje?

Gjithçka ndodhi pak ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik i verës ndodhi pikërisht nga organizma të këtij shteti. Qeveria shqiptare njoftoi përmes një letre Iranin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes shtetit shqiptar dhe Republikës Islamike të Iranit.

Diplomatëve dhe punonjësve të ambasadës iu dhanë 24 orë kohë për t’u larguar, ndërsa më pas në ambientet e saj u futën Forcat Speciale RENEA për të bërë kontrollin e godinës. Pamjet bënë xhiron e botës për shkak të faktit se ishte një rast i rrallë kur forcat speciale futen në një ambasadë.

MEK

Shqipëria është bërë objektiv i Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë 10 vite më parë. Ky grupim i vendosur në Manzë konsiderohet si kundërshtar i regjimit të Iranit dhe janë në një luftë të ashpër me njeri-tjetrin për revolucionit islamik të vitit 1979. Fillimisht ata ishin me qendrim në Irak por pas sulmeve të vazhdueshme nga milicët e mbështetur nga Irani janë transferuar në Shqipëri.

Sistemi vulnerabël

Ashtu siç theksoi edhe Microsoft dy ditë më parë në raportin e tij mbi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, hakerat iranianë kanë gjetur të çara në sistemin e mbrojtjes së vendit duke bërë që ta kenë të lehtë të hyjnë dhe të dalin disa herë nga sistemi, momente gjatë të cilave kanë marrë shumë materiale.

Marrja e të dhënave është dëmi më i madh që ky sulm i ka bërë Shqipërisë, gjë e cila është mohuar nga qeveria deri më tani. AKSHI është një ndër institucionet që ka thithur sasi të mëdha parash nga buxheti i shtetit, të cilat duket qartë se nuk janë menaxhuar mirë duke e bërë vendin vulnerabël ndaj sulmeve nga jashtë.

Aktualitet

VIDEO/ Qentë e rrugës në Vlorë kafshojnë turisten buzë lungomares

Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur buzë lungomares, ku turistja, një vajzë në moshë të re, kishte dalë për të vrapuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, katër qenësh rruge i janë sulur, duke e kafshuar në këmbë.

Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë turistes, duke e dezinfektuar plagën me alkool. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.

Continue Reading

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat këtë fundjavë

Vendi ynë, parashikohet të jëtë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Continue Reading

Aktualitet

Digjet makina te “Rruga e Kavajës”, tymi mbulon të gjithë zonën

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shoferi ka mundur të dalë nga mjeti pa lëndime.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të mjetit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa parprakisht dyshohet për një defekt tenkik në mjet.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-ekonomisti i Bankës Botërore: Ja si ndikon vendlindja në nivelin e të ardhurave

Studimet tregojnë se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen rreth pesë deri në gjashtë dekada për të arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të mesatares së vendeve të BE-së.

Ndërkohë që pabarazia në nivelin global duket që është zbutur si pasojë e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dekadës së fundit, periudha që kaluam fillimisht me COVID-in dhe më pas me konfliktet të cilat po jetojmë, kanë pasur një ndikim negativ për sa i përket uljes së pabarazisë.

Megjithatë, brenda vetë Europës, brenda Perëndimit dhe brenda shumë vendeve që janë në listën e vendeve më të zhvilluara, pabarazitë janë rritur.

 

 

Cilët janë faktorët që ndikojnë në zbutjen e pabarazisë? Gjeografia? Pra, vendi ku ne lindim dhe jetojmë? Statusi shoqëror, prejardhja familjare? Mundësitë që na jep jeta dhe sistemi politik e ekonomik në të cilin ne jetojmë? Cili është ndikimi i teknologjisë në këtë proces? Ndikimi i forcave migratore?

Për të gjitha këto, Ditmit Bushati diskuton në podcast-in “Public Square” me një ekonomist të famshëm amerikan, me origjinë serbe, Branko Milanović, i cili për shumë vite ka punuar si ekonomist pranë Bankës Botërore, dhe tanimë është profesor në City University of New York.

“Po t’i referohemi nivelit global, kemi njerëz nga vende të ndryshme. Nëse dikush ka liundur në Malish, fashat prej nga burojnë të ardhurat, krahasuar me pjesën tjetër të botës, janë të kufizuara, edhe nëse ky person i përket një grupi të një niveli të lartë, edhe sikur të jetë Presidenti i Malit, të ardhurat e tij do të jenë sa 20% e të ardhurave në Francë.

Kështu që, kur mbledhin të dhënat global, ajo që vëmë re është që një pjesë e madhe të ardhurave tona përcaktohen nga vendi ku jetojmë . Dhe për 95-96% e popullatës, ky është vendi ku kanë lindur.

Fillimisht vetëm dhe më pas me një koleg, kam bërë disa përshtatje në lidhje me sesa ndikon niveli i arsmit dhe të ardhurave të prindërve. Ajo që mbetet e pashpjegueshme, ku përfshihen përpjekjet e bëra, fati apo të tjerat, është rreth 20-30%. Kjo është baza e atij citimit të famshëm se ‘rrëth 50-60% e të ardhurave tonë në nivel global përcaktohen nga vendi ku jetojmë, 20% përcaktohen nga prindërit tanë sesa të pasur dhe të arsimur kanë qenë dhe 20-30% përcaktohen nga ne’.

Kjo është një gjetje interesante sepse na tregon sesa të mëdha janë ndryshimet në botë dhe si vendi i lindjes është i rëndësishëm për ecurinë e të ardhurave tonë në të ardhmen”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Domatet “zhgënjejnë”/ Bien eksportet, në treg ka mbiprodhim dhe çmimet janë ulur

Fermerët e serave po rezultojnë me humbje të mëdha me shitjen e produkteve të tyre gjatë këtij viti.

Dora e parë e mbjellur prej tyre që nga fillimi janarit për të dalë të parët në treg me çmime të leverdishme nuk po sjell fryte.

Fermerët në Klos të Cërrikut shprehen se kostot e rritura, nga plehu tek punonjësit, gjatë dy viteve të fundit nuk mbulohen nga çmimi 30 dhe 40 lek me të cilin po shitet domatja këtë muaj.

Në kushtet kur nuk përfitojnë asnjë subvencion nga shteti për shkak të sipërfaqeve të vogla nën 1 hektar, ata shprehen se janë të falimentuar

Shifrat e INSTAT tregojnë se eksporti I domates të paktën për dy muajt e parë të vitit ka ardhur në rënie si në vlerë edhe në sasi. Nga krahu tjetër, çmimet e larta me të cilat domatja arrin te konsumatori fundor, ku në kryeqytet shkojnë nga 80 deri në 130 lek sjell konsum më të dobët nga qytetarët.

Përtej faktorëve të tregut Banka Botërore në raportin e saj në 2023-ishin “Drejt Rritjes së Qëndrueshme” e ka shprehur se bujqësia si sektori me kontributin më të lartë në punësim dhe ekonomi në Shqipëri ka mbështetjen më të ulët nga të gjashtë e vendet e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING