Sport

Ish-mesfushori i Barcelones në Seria B

Mesfushori i njohur spanjoll, Çesk Fabregas, është zyrtarisht lojtar i skuadrës së Serisë B, Komo.

Lajmi për transferimin e tij te skuadra italiane ishte bërë me dije prej kohësh, ku palët kishin gjetur dhe akordin, por ajo që mungonte ishte firma, e cila erdhi së fundmi.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Barçës, Çelsit dhe së fundmi Monakos, ka zgjedhur një aventurë e cila duket shumë surprizuese në Serinë B, ku do të ndihmojë Komon që të arrijë elitën e futbollit italian.

TRENDING

Exit mobile version