Connect with us

Bota

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy rrezikon 4 vite burg

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy rrezikon të dënohet me 4 vjet burg për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“Kjo çështje është një kryqëzatë për mua, por nëse çmimi është dalja e së vërtetës, unë jam gati ta pranoj atë”, tha ish-Presidenti para përfundimit të seancës.
“Unë ende besoj në drejtësinë e vendit tonë” ka thekuar Sarkozy.

Gjyqi i Nicolas Sarkozy përfundoi të enjten, 10 dhjetor dhe vendimi pritet të jepet më datë 1 Mars 2021.

Akuzat ndaj Sarkozys kanë të bëjnë me korruptimin e një gjyqtari, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal të nisur në partinë e tij politike.

Dy gjykime të tjera e presin Sarkozyn në vitet e ardhshme, ato kanë të bëjnë me dy fushatat e fundit presidenciale e para në kontekstin e një financimi të pretenduar libian të fushatës fitimtare të vitit 2007, e dyta në çështjen Bygmalion, e cila ndikon në fushatën e tij të dështuar të rizgjedhjes 2012.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *