Kronike
Ishte në kërkim për vjedhje/ Arrestohet 31-vjeçari, tentoi tu ikte forcave Shqiponja

Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte në kërkim për vjedhje. Sipas policisë 31 vjecar është kapur në Vlorë pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg për vjedhje. Gjithashtu 31-vjeçar ka tentuar të largohet por më pas është kapur dhe vënë në pranga nga policia.
“ndaluan shtetasin në kërkim J. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili fillimisht ka tentuar të largohet, por më pas është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, njoftoi policia.

