Connect with us

Sport

Ismajli te lista e 100 okazioneve në fund të kontratës

Mes futbollistëve të lakmuar në fund të kontratës përveç, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Neymar është edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi shqiptar i Empoli është përfshirë në listën e 100 okazioneve për merkaton e këtij viti nga Tuttomercatoëeb. Paraqitjet e Ismajlit këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve në Serie A, mes tyre Napoli, Juventus e Lazio.

Marrëveshja e tij me klubin toskan është e vlefshme deri në 30 Qershor dhe duket se deri tani nuk ka patur rinovim të kontratës edhe pse ajo është ofruar nga drejtuesit.

Në listën e Tuttomercatoweb në repartin e mbrojtjes janë edhe Trent Alexander-Arnold e Virgil van Dijk të Liverpool apo Stefan de Vrij i Inter.

Advertisement