Bota
Itali/ 5-vjeçarja që fitoi betejën me Covid-19 i shkruan kryeministrit italian: Nëse mbyll sërish vendin më sill…
Një 5-vjeçare që ka fituar betejën me koronavirus i ka dërguar një letër Kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte.
E vogla, që për fat të mirë ia doli të fitonte luftën me sëmundjen vdekjeprurëse në letrën në letrën e saj i ka kërkuar një nder kreut të qeverisë në Itali. Ajo i ka kërkuar që nëse mbyllet çdo gjë për shkak të pandemisë së koronavirusit, t’i bëj një babagjysh që t’i sjellë dhuratën e krishtëlindjeve.
“Presidenti Conte, do më bëni një nder? Nëse mbyllet gjithçka mund të bësh që Babagjyshi, Santa Lucia dhe Befana të më sjellin një dhuratë? Bëjini një favor për mua dhe të gjithë fëmijët e mire”- ka shkruar vogëlushja në letrën e saj.
Vogëlushja rezultoi pozitive me Covid-19 në 22 tetor, por tani fatmirësisht është mirë dhe shkon madje edhe në shkollë. Ndërkohë e ema e saj në një deklaratë për mediat është shprehur se Cristel i frikësohet një lockdown-i të ri
“Cristel i frikësohet një lockdown-i të ri. Vijon ta ripërsërisë sepse i trembet se nuk mund të takohet dot me shokët. Dhe me afrimin e festave ka frikës se mos Babagjyshi nuk vjen për ti sjellë dhurata. Ka kuptuar se është Conte ai që vendos, kështu që i është drejtuar me një apel të drejtëpërdrejtë”, ka rrëfyer nëna e 5-vjeçares për “Arena“-n.
Italia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ku që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar 1,028,424 të infektuar dhe 42,953 viktima