Sport

Itali/ Një tjetër shqiptar drejt suksesit në futboll, Serxhio Kalaj në serinë C

Serxhio Kalaj talenti i ri shqiptar i futbollit shënon një tjetër sukses në Itali. Ai ka shkëlqyer në akademinë e Lacios dhe tashmë ka shkuar në serinë C për të bërë eksperiencë.

Kampionati italian i futbollit është tashmë vendi ku gjenden një pjesë e mirë e mbrojtësve të përfaqësueses shqiptare por dhe atyre që synojnë të veshin fanellën kuqezi.

Kjo fundjavë ka qenë e veçantë për Kalajn, pasi regjistroi ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Grosetos.

Lojtari u rreshtua në fushë nga minuta e parë në mbrojtjen me tre që do të jetë një modul që mund të përdoret në të ardhmen e do t’i japë mundësinë atij që të luajë më rregullisht.

“Jam shumë i lumtur për ndeshjen time të parë si titullar”, tha pas ndeshjes mbrojtësi i datëlindjes 2000 i cili është kontingjent i përfaqësueses Shpresa dhe është një nga elementët që po monitorohet edhe nga stafi i përfaqësueses A. “Trajneri më ka dhënë gjithmonë besim duke më aktivizuar vazhdimisht. Tani ishte hera e parë që luanim me tre në mbrojtje dhe mund të jetë një alternativë që mund të përdorim”, tha ai. Një fillim i mirë për djaloshin në eksperiencën e parë jashtë akademisë, me shpresën që në vijim të vazhdojë të gjejë më shumë hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version