Connect with us

Bota

Italia në prag të valës së tretë Covid! Kryeministri Conte: Duhet shmangur me çdo çmim…

Qeveria e Italisë do të duhet të vendosë masa të reja kufizuese gjatë periudhës së festave të fundvitit, me qëllim të parandalimit të një vale të tretë shkatërruese të koronavirusit, ka thënë kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë të publikuar të martën.

“Kufizimet e reja tani janë të nevojshme, ne duhet ta shmagim me çdo çmim një valë të tretë, sepse një gjë e tillë do të ishte shkatërruese, duke marrë parasysh numrin e jetëve të humbura”, ka thënë Conte për La Stampa.

Koalicioni qeveritar i Contes është duke konsideruar masa më të ashpra në gjithë territorin për Festën e Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri, pasi qendrat e qyteteve kanë qenë të mbushura përgjatë fundjavës.

Italia përbën kombin evropian të prekur më së keqi nga koronavirusi, me më shumë se 65,000 persona të vdekur, prej kur ka shpërthyer pandemia në këtë shtet, muajin shkurt.

Conte ka thënë se fushata e vaksinimit do të shënjestrojë rreth 10 deri në 15 milionë njerëz në mënyrë që ky proces të ketë ndikim në imunitet, dhe se një synim i tillë do të arrihet deri në fund të pranverës apo para nisjes së verës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *