Lifestyle
Ja çfarë duhet të hiqni nga shtëpia nëse…
1.Dritat e forta e të bardha
Sidomos nëse keni abazhurë rreth e rrotull shtëpisë, hiqni dorë nga dritat e forta dhe të bardha që i japin shtëpisë pamjen e një klinike dentare. Zëvendësojini me drita të ngrohta që të japin idenë e qirinjve dhe zjarrit.
2. Jastëkët që janë një ngjyrë me divanin
Mund të luani me ngjyra, tekstura dhe motive të ndryshme që kanë ngjashmëri me materialin e divanin. E bën më interesante dhomën dhe i jep më shumë jetë.
3. Perdet e rënda
Perdet e rënda, siç nënkupton mbiemri, rëndojnë ambientin dhe e bëjnë të duket i trishtë. Zëvendësojini me materiale të lehta dhe ngjyra të ngrohta.
4. Tapetet që janë shumë të vegjël për dhomën
S’ka rëndësi sa i bukur është tapeti. Nëse është shumë i vogël për dhomën, duhet hequr qafe. Një tapet i vogël e bën dhomën të duket e lirë.
5. Setet e divanëve dhe kolltuqeve
Setet e kombinuara të divaneve dhe kolltuqeve i përkasin të kaluarës thjesht sepse e bëjnë dhomën të duket si foto katalogu. Nëse keni një divan dysh, zëvendësojeni me dy poltrona të këndshme.