Connect with us

Aktualitet

Ja disa këshilla parandaluese kundra alergjisë, doktoresha alergologe Alketa Bakiri shpjegon me fakte

Doktoresha alergologe e Spitalit Amerikan 3, Alketa Bakiri ka folur për alergjitë dhe krijimin e tyre në këtë periudhë. Ajo i ka konsideruar krejt normale, pasi ndryshon stina. Gjithashtu njerëzit kanë qendruar për tre muaj të mbyllur në shtëpi.

“Është fare normale për alergjitë se ndryshon stina. Por që po t’i drejtohesh mjekut në këtë rast mund të marrësh antibiotik dhe kurohesh.

Nuk ka ndodhur që pacientët me sëmundje alergjike të rrinë të mbyllur në shtëpi për tre muaj. Faktori stres luan një rol të rëndësishëm, megjithatë mund t’i ngelet studimeve për tu parë.

Ndërkohë, ajo shtoi më tej masat që çdo kush mund të marr për parandalimin e alergjive: “Ka një sër masash, tani jemi kryesisht në periudhën e alergjisë nga poleni ose pluhërat e shtëpisë. Për shembull, nga kjo e fundit nuk rekomandohet të mbajnë kafshë shtëpiake

Nuk rekomandohet duhanpirja. Në qoftë se ti duron simptomat janë më të rënda. Por edhe kur je alergjik problem është edhe duhanpirja nga njerëzit e shtëpisë.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *