Lifestyle
Ja përse nuk duhet të flini në njërën anë tuajën
Mjekët estetistë shpërndanë disa fotografi që tregojnë se të fjeturit në anë mund të shkaktojnë rrudha. Imazhet tregojnë sesi fytyra shtypet gjatë natës nëse e vendos faqen në jastëk.
DrMediSpa Clinics, me bazë në Marylebone, Essex dhe Knightsbridge, në një postim në rrjetet sociale, tregoi 6 mënyra sesi mund të parandaloni krijimin e rrudhave.
Kështu, ekspertët këshillojnë që të flini me shpinë.
Këshilla e dytë është që të blini një jastëk të konturuar, në mënyrë që të shpërndani peshën në mënyrë të barabartë, ndërsa e treta të përdorni këllëfë jastëku prej mëndafshi ose sateni.
Për natën përdorni krem fytyre me bazë vaji, pasi e ndihmojë lëkurën që të qëndrojë më e butë.
Flini gjumë mjaftueshëm. 7-8 orë gjumë është optimale për të parandaluar rrudhat. Gjithashtu, masazhimi i fytyrës në mëngjes ndihmon në qarkullimin e gjakut në zonat nën presion.