Connect with us

Bota

Janë SHPRESA! Ndikimi i vaksinave në trup, ‘Moderna’ ndihmon anti-trupat të zgjasin për 3 muaj, cili është ndikimi i Pfizer dhe AstraZeneca?

SHBA-Prodhimi i vaksinave anti-Covid ka ngjallur një shpresë për kalimin e pandemisë që ka gjunjëzuar globin. Moderna është një nga vaksinat që ka rezultuar me efikasitet 94.1 %, dhe se mund të ndihmojë antitrupat të zgjasin vetëm për tre muaj.

Studiuesit e Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) të cilët kanë ndihmuar në zhvillimin e vaksinës, studiuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të fazës së parë të një prove klinike, duke përfshirë individë të rinj dhe të moshuar. Nga studimet është zbuluar se vaksina Moderna bën që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa të fuqishëm që qëndrojnë në organizëm për të paktën tre muaj.

Por, vaksina do të rishikohet nga një komitet këshillimor i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA më 17 dhjetor, pasi herën e parë aprovimi i shty për arsye që nuk u bënë me dije.

Ndërsa Ugur Shahin, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech që bashkë-zhvilloi vaksinën me gjigantin amerikan të ilaçeve Pfizer, ka thënë se pret që mbrojta e “krijimit” të tij të zgjasë me muaj apo vite. Ndërsa vaksina AstraZeneca mendohet që parandalon infektimin për 12 muaj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *