Connect with us

Aktualitet

‘Jo salla me parazitë, bastet online’…shtohen zërat për…

TIRANË– Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve. Në dëgjesën publike, Vocaj sugjeroi rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha s epo diskutohet vetëm për bastet online dhe jo hapjen e sallave.

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.

Rama: Mos ketë ndonjëri iluzione, nuk do rikthejmë sallat me parazitë! Po diskutojmë për bastet online

1661936762_RAMAA.jpgKryeministri Edi Rama ka bërë të qartë për çdokënd se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Diskutimi, sqaron Rama po bëhet për bastet online.

‘Ne kemi pasur vullnet për ta lufyaar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve etj, nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajën për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.’

Rikthim i basteve? Rama: I priur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje! Mos të ngelet si veprimtari nga njerëz që shkelin ligjin

1661936282_Sequence03.00160518.Still054.jpgRikthimi i basteve sportive në vend është i pandalushëm onlinë, ky ishte rezultati i kryeministrit Rama, të cilin e kishte konsultuar edhe me homolgë të tjerë të cilët po ashtu e kishin ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit.Numri 1 i qeverisë tha se nga dy reagimet e drejtuesve ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë ‘treg’ në të zezë kriminelëve.

‘Dua të them dy gjëra si reagim apo reflektim pas fjalëve të dy personave kryesorë.

E para jam shumë dakord që nëse ne e kthejmë kokën pas se ku ishim jemi sot si dita me natën por nëse shohim përpara se ku do jemi, si nata me ditën.

Kemi arritur shumë por, faktikisht nevojat janë shumë më tepër sesa ato që kemi plotësuar. Kemi bërë palestra kudo dhe falë tyre kemi mundësi në të hyjmë në kalendarin e parë sportiv kombëtar me skuadrat sportive të fëmijëve. Kemi regjistruar afro 650 skuadra deri tani. E kuptoj mirë Fidelin se thotë dakord, po vitin tjetër, po vitin tjetër? Dhe nëse ne japim do e heqim nga diku tjetër. Arsyetimi bën sens, pse mos t’ia heqim nga duart atyre që s’paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë gjithë të keqen. Kemi bërë shumë përpjekje, por e vërteta është kjo anë kam parë anën tjetër duke u konsultuar me disa prej kryeministrave që i kanë të ndaluara komplet. Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë online ka qenë i pandalueshëm, i pranishëm edhe në ato vende. Dhe  në diskutimin që kemi bërë me ekspertë rezulton e pamundur të bllokohet. Më bën të pritur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje që kjo veprimtari të zhvillohet nga kjo veprimtari nga njerëz të cilët shkelin ligjin. Që kanë dalë aktiv elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.’- tha Rama.

Duka pro rihapjes së basteve: I duam për të ndërtuat fushat, kryesisht në Tiranë sepse mugojnë

1661935349_duka.jpgKreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur pro hapjes së basteve, ku sipas tij fondet që do të vinin nga menaxhimi i rregullt i tyre do të shërbenin për të infrastukturën e nevojshme për futbollit.

“Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel. Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin. I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë”, tha Duka.

Fidel Ylli: Qëllimi ynë ta kthejmë sportin e detyrueshëm nëpër shkolla! Me të kemi hyrë në BE dhe në Botë

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli e ka mbështetur tezën e tij për hapjen e basteve online duke rreshtuar rëndësinë e sportit, te të rinjtë por edhe në diplomaci dhe ekonomi. Sipas Yllit falë sportit do e kemi rrugën e hapur drejt BE-së.

Ne duhet ta kthejmë sportin e  detyrueshëm nëpër shkolla. Prindërit paguajnë lekë që ta çojnë nëpër kurse tani ja paguan qeveria. Pas një viti shihet zhvillimi i fëmijëve pas sportit. A kishte krenari më të madhe që 30 mijë shqiptarë në stadium për ta. Sporti është diplomaci, komunikim, kulturë zoti Kryeministër. Suedezët erdhën dikur me mendje se Shqipëria një vend droge e ikën me mendje tjerë kur panë stadiumet.

Kemi thënë e themi, sporti është imazhi më i mirë vendit, me sportistët ne krenohemi, me Sport kemi hyrë në Evropë dhe në botë.  Sportisti shqiptar në Uzbegistan, ngrit flamurin, s’kishte kënaqësi më të madhe. Duhen shpërblime për ta. Siç janë bërë ligji që sportisti marrin shpërblime jemi vendet e para në botë që shpërblejmë.  Sport këta janë ambasadorët më të mirë zoti Kryeministër.  Dhe për skeptikët që thonë mos bëjnë baste, le të mbyllen e të kontrollin nga qeveria. Shqipërisë do i sjellim medaljet e para olimpike- tha Ylli.

Kreu i KOKSH: Të hapen bastet e ligjshme e të kontrollohen nga shteti

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Yli tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti. Ai tha se duhen mbyllur kompanitë e basteve ilegale, dhe ato që funksionojnë sipas ligjit dhe të kontrollohen nga shteti.

“Është një takim pak i vonuar, kam qenë në parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër, tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë, është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati, nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin, kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identitet nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me milion dhe sporti nuk po merr asnjë lekë, Komiteti Italian me % nga bastet, pra kur shtete europiane, i kanë këto ligje me standarte, po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati”, tha Ylli.

Bastet sportive sërish aktive? Rama: Dikur bëmë vendimin e duhur! Kjo periudhë kohë na ndihmoi të shohim dy anët e medaljes

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u kthye pas në kohë kur u vendos ndalimi i basteve sportive të cilin e cilësoi si vendimin e duhur për të shmangur, tragjedi në familje nga varësia dhe numri i shumtë i tyre në vend. Por Rama gjithashtu u shpreh se kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim dy anët e medaljes, duke vijuar dëgjesën publike lidhur me aprovimin ose jo të basteve sportive.‘E vërteta është se kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga mana juaj që publikisht keni përsëritur, në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. Ne e kemi ndjekur këtë debat që ju keni hapur, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë dhe komunikime me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimin por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për sportin, qoftë për Federatat e Supersportit qoftë për shqiptare të futbollit. Por kemi një kontekst që duhet kuptuar.

Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit, nga situata dramatikë më kërpudhëzimin të tyre, pafundësinë e sallave, të makinetave, ekraneve baneteve, një shqetësm social por edhe me situata familjarë dramatike të katandisura në tragjedi. Mendojmë se ka qenë absolutisht i drejtë dhe i duhur.

Ishte një debat me pro dhe kundra ndaj nesh ishte një debat edhe me partnerët që ne e bëmë këtë vendimmarrje na këshillonin që këtë pjesë që ta konsideronim si vendimmarrje jashtë të përgjithshmes. Por, situata në atë moment ishte e tillë.

Dhe, kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët e medaljes, anët pozitivë dhe negativë, lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zeze. Ku policia e shtetit, bahskë me ne dhe zv drejtori policisë së shtetit i cili në detyrën e mëparshme ka mbuluar edhe këtë pjesë. Një përpjekje që ka pasur rezltate dhe vështirësitë e veta. Sot, jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe, brenda nesh kemi diskutimin tonë, ministrja ka tendencën të jetë në krahun tuaj sepse të ardhurat do të ishin të konsiderueshme.’- tha Rama.

Aktualitet

Të shtëna me armë në një bar në Pensilvani, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Të shtëna me armë  janë raportuar në një bar në periferi të Pittsburgh, Pensilvani ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia tha se i është përgjigjur një kërkese për ndihmë në orët e para të mëngjesit në Ballers Hookah Lounge dhe Cigar Bar në Penn Hills.

Viktimat janë një burrë dhe një grua. Të plagosurit janë transportuar në spital, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ka nisur një sherr mes disa personave duke agravuar në përdorimin e armëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Continue Reading

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading

Aktualitet

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S’ka tolerancë nëse shkelet rregullorja

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri, nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë peizazheve, plazheve të mrekullueshme dhe çmimeve të lira, shkruan Valentina Todaro në një artikull të botuar në të përditshmen italiane tag.24.

Vendi ka pamje nga Mesdheu dhe kufizohet si nga Joni ashtu edhe nga Adriatiku dhe mbi të gjitha është shumë afër Italisë, gjë që e bën këtë shtet një zgjedhje të vlefshme për pushimet e ardhshme të turistëve italianë.

Më poshtë kemi renditur disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri: mrekullitë e veriut

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik, priren të jenë me rërë dhe me ujëra të cekët. Prandaj, zona është e përkryer për pushime me familjen dhe fëmijët.

Përveç detit, ka edhe laguna dhe ekosisteme natyrore dhe për këtë zona është shumë e dashur edhe nga alpinistët dhe adhururesit e gjelbërimit.

Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim Plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky, është në fakt një nga destinacionet e preferuara për adhuruesit e detit.

Plazhi shtrihet në një sipërfaqe rreth 14 kilometra në bregun e Adriatikut dhe i gjithi karakterizohet nga rëra shumë e imët dhe e pasur me jod.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak.

Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndidhet Plazhi i Shëngjinit, i cili është gjithashtu me rërë dhe i përshtatshëm për pushime me familjen.

Këtu do të gjeni diell të paktën 300 ditë në vit dhe një kuzhinë tipike vendase të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, përballë kodrave të Rencit, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”.

Këtu mund të gjeni hapësira rëre të mbrojtura mirë nga erërat tipike të zonës.

Nëse e doni detin e pastër dhe rërën e imët, plazhi ideal për ju me siguri do të jetë ai i Gjirit të Lalzit në veri të Durrësit.

Ky në fakt konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në bregdetin shqiptar të Adriatikut, i rrethuar nga një pyll i dendur me pisha, dhe është vendi i duhur për ata që duan të pushojnë buzë detit.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Së fundi, një nga plazhet e fundit në Shqipërinë e Veriut për t’u vizituar është Vlora. Është porti i dytë më i madh në vend dhe një nga qendrat e turizmit shqiptar.

Plazhi është i pajisur dhe ofron shumë lehtësira turistike, sidomos për shkak të vendndodhjes së tij, pasi ndodhet mes plazheve të gjirit të Vlorës dhe portit të Orikumit.

Plazhet e Shqipërisë së Jugut

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peizazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Në këtë pjesë të vendit mund të gjeni male me pamje nga deti, natyrë të pacënuar dhe ujë të pastër kristal.

Kjo është arsyeja pse prej disa vitesh kjo zonë është bërë më turistike në vend.

Plazhi i parë në pjesën jugore të Shqipërisë që duhet vizituar është Ksamili, i riemërtuar si Perla e Jonit.

Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me Rimini, në Itali për të kaluar mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Aty ndodhet edhe peizazhi i mrekullueshëm i Karaburunit, një plazh mahnitës që ofron gjithmonë kënde të reja të fshehura falë limaneve të tij të shumtë.

Ai ndodhet pranë bregut që rrethon Vlorën dhe është i njohur për rërën e bardhë me guralecë dhe ujin e pastër kristal të detit.

Nëse jeni në pjesën e detit Jon, mos humbisni Porto Palermon, një gadishull i vogël në krye të një fortese, të ndërtuar nga Ali Pasha i Tepelenës gjatë shekullit të XIX.

Ky plazh është vendi i përsosur për ata që e duan natyrën e egër dhe të pacënuar.

Megjithatë, nëse jeni në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me njerëz, vizitoni Plazhin e Dhërmiut, një nga më të famshmit në vend.

Këtu do të gjeni shumë vendas dhe shumë turistë të tërhequr nga ujërat e tij të mrekullueshëm dhe të pastra blu.

Së fundi, është Plazhi i Borshit, më i gjati në bregdetin shqiptar të Jonit.

Në fakt, ky plazh shtrihet në 3 kilometra vijë bregdetare dhe është vendi ideal për ata që duan të relaksohen.

Plazhi është i rrethuar nga një natyrë e përbërë kryesisht nga pemë ulliri dhe agrume.

Turistët që duan të bëjnë ecje mund të ndjekin rrugën përgjatë bregdetit, ndërsa ata që duan të zhyten në kulturën dhe historinë vendase mund të vizitojnë fshatin që ndodhet jo shumë larg detit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING