Sport
Joakim Lev gati t’i rikthehet trajnimit
Eliminimi surprizë i kombëtares belge në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit solli me vete edhe shkarkimin e trajnerit Roberto Martinez. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i turnet, ende Lukaku me Kevin de Bryjne kanë mbetur pa timonier në përfaqësuese.
Së fundmi “Het Nieuwsblad” ka prezantuar detaje të reja rreth këtij posti, ku Joakim Lëv po monitorohet si opsioni ideal në zotërimin e detyrës.
Nga krahu tjetër kampioni i Botës me “Pancerat” gjatë “Brazil 2014” ka kohë që e ka shprehur dëshirën e vazhdimit të karrierës në një sfidë të re.
Joakim edhe pse e mbylli jo në mënyrën më të mirë të mundshme me kombëtaren e Gjermanisë, sërish gëzon reputacion pozitiv nga opinioni mediatik, e cila mund të shërbejnë si “guri” kyç në realizimin e këtij operacioni.
Një nga sfidat kryesorë të Lëv me Belgjikën do të ishte pa diskutim kthimin në një kantier ndërtimi, pasi brezi i “plakushëve” vazhdon të mbetet ende bërthama e tyre, çka konsiston me një mision më shumë se sa të ndërlikuar në rikthim drejt suksesit, duke filluar me “Euro 2024”.